Skip to content

Të Dhënat Janë Identiteti Yt

Kupto, kontrollo dhe mbro informacionin personal.

Materiale Edukative

Burime & Linke të Dobishme

Dokumente, institucione dhe platforma të besueshme për privatësinë.

Video Informuese

Video Informuese për privatësinë.

Pyetje & Përgjigje

Të dhënat personale janë çdo informacion që mund të identifikojë një person.
Këtu përfshihen:

  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i telefonit, email-i
  • Fotot, videot dhe zëri
  • Adresa e banimit
  • Të dhënat shëndetësore
  • Profili në rrjetet sociale
    Nëse një informacion mund të tregojë kush je, ai është të dhëna personale dhe duhet mbrojtur.

Kur të dhënat personale bien në duar të gabuara:

  • Mund të përdoren për mashtrime financiare
  • Mund të abuzohet psikologjikisht me to
  • Mund të përdoren për të ndërtuar llogari të rreme
  • Mund të përdoren për shantazh ose manipulim
    Mbrojtja e të dhënave është mbrojtje e identitetit dhe dinjitetit.

Ka disa shenja paralajmëruese:

  • Mesazhi duket urgjent (“Vepro tani!”, “Do mbyllet llogaria!”)
  • Ka gabime drejtshkrimi
  • Kërkon fjalëkalime, kode ose të dhëna personale
  • Linku duket i çuditshëm ose jo nga faqja zyrtare
    Nëse nuk je i sigurt → Mos kliko. Fshije. Kontrollo faqen zyrtare.

Duhet shumë kujdes.
Fotot e fëmijëve mund të përhapen pa kontroll dhe të përdoren keq.
Nëse vendos të postosh:

  • Vendos llogarinë në Private
  • Hiq vendndodhjen (location)
  • Mos ndaje foto me uniformë, shkollë, adresë apo dokumente
    Më e sigurt është t’i ndarësh vetëm me persona të afërt, jo publikisht.
  1. Merr screenshot si provë
  2. Raporto postimin në platformë (Instagram / Facebook / TikTok → Report)
  3. Blloko personin që e ka postuar
  4. Nëse rasti është serioz → kontakto Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave
    🌍 https://www.idp.al
  5. Në raste abuzimi, kërcënimi ose shantazhi → kontakto Policinë Kibernetike
    📧 cybercrime@asp.gov.al
  6. Mos u ndje në faj — fajin e ka ai që keqpërdor të dhënat.

Dërgo Përvojën Personale