Projekti: “Forcimi i Privatësisë dhe Sigurisë së të dhënave për Grupet Vulnerabël në Tiranë”
Përmbledhje e projektit:
Projekti “Forcimi i Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave për Grupet Vulnerabël në Tiranë” synon të rrisë nivelin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë për kategori të caktuara të qytetarëve që janë më të ekspozuara ndaj rreziqeve në mjedisin dixhital. Përmes një kombinimi të trajnimeve praktike, krijimit të burimeve online, bashkëpunimit institucional dhe fushatave informuese, ky projekt synon të fuqizojë komunitetet e margjinalizuara dhe të krijojë një kulturë të qëndrueshme të sigurisë së të dhënave, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit:
Forcimi i mbrojtjes së privatësisë dhe sigurisë së të dhënave personale për grupet vulnerabël në Tiranë, përmes rritjes së ndërgjegjësimit, zhvillimit të aftësive dhe ndërtimit të kapaciteteve për menaxhimin dhe mbrojtjen e informacionit sensitiv.
Objektivat specifikë të projektit:
1: Rritja e kapaciteteve të 100 qytetarëve nga grupet vulnerabël në Tiranë përmes trajnimeve praktike mbi standardet dhe praktikat më të mira të sigurisë së të dhënave.
2: Zhvillimi dhe funksionalizimi i një platforme online edukative për mbrojtjen e të dhënave, e cila ofron udhëzime, trajnime dhe burime informuese të aksesueshme.
3: Krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm me të paktën 5 institucione publike për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe rregullatorë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Si do ta arrijmë këtë?
Trajnime praktike: Organizimi i sesioneve interaktive për grupet e synuara me fokus në mbrojtjen e të dhënave në internet dhe përdorimin e parametrave të privatësisë në rrjetet sociale.
Platformë online edukative: Krijimi i një burimi qendror që përmban materiale edukative, udhëzues praktikë dhe tutoriale të thjeshtuara për qytetarët.
Partneritet me institucionet publike: Bashkëpunim për forcimin e kuadrit rregullator dhe zhvillimin e strategjive për mbrojtjen e të dhënave për grupet vulnerabël.
Aktivitete ndërgjegjësuese: Fushata në media, seminare dhe aktivitete komunitare për të rritur ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e privatësisë dhe sigurisë dixhitale.
Grupet Përfituese:
Të rinjtë (15-29 vjeç): Përdorues aktiv të rrjeteve sociale, shpesh të ekspozuar ndaj abuzimeve dixhitale.
Vajzat dhe gratë: Veçanërisht ato nga komunitete vulnerabël, viktima të dhunës apo trafikimit.
Grupet e margjinalizuara: Persona me aftësi të kufizuara dhe individë me akses të kufizuar në edukim dhe teknologji.
Të moshuarit: Qytetarë që për shkak të mungesës së përvojës teknologjike, janë të ekspozuar ndaj mashtrimeve dhe abuzimeve online.
Aktivitetet kryesore të projektit:
Aktiviteti 1.1: Konferenca hapëse për lançimin e projektit.
Aktiviteti 1.2: Organizimi i 5 trajnimeve praktike me qytetarë nga grupet e synuara.
Aktiviteti 2.1: Krijimi dhe zhvillimi i platformës online për edukimin mbi mbrojtjen e të dhënave.
Aktiviteti 2.2: Realizimi i një fushate informuese dhe ndërgjegjësuese në komunitete dhe media.
Aktiviteti 3.1: Vendosja e partneriteteve me 5 institucione publike për mbrojtjen e të dhënave.
Aktiviteti 3.2: Ngritja e një rrjeti ndërinstitucional dhe civil për sigurinë e të dhënave.
Aktiviteti 3.4: Konferenca përmbyllëse për prezantimin e rezultateve dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Rezultatet e pritshme: 100 qytetarë të trajnuar dhe fuqizuar për mbrojtjen e të dhënave personale. Një platformë online funksionale dhe e aksesueshme nga komuniteti. 5 partneritete të formalizuara me institucione publike për forcimin e politikave të privatësisë. Më shumë se 3000 qytetarë të informuar dhe ndërgjegjësuar përmes fushatës dhe burimeve online. Një rrjet bashkëpunimi i ngritur për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë dixhitale në nivel lokal dhe kombëtar.
Kohëzgjatja e Projektit: 8 muaj (Mars – Tetor 2025)
Vendi i Zbatimit: Gjashtë njësi administrative rurale të Bashkisë Tiranë: Baldushk, Bërzhitë, Farkë, Dajt, Petrelë dhe Kashar.
Foto gjatë aktivitetve





















