Skip to content

Mbrojtja e të Dhënave për Fëmijët dhe Të Rinjët në Epokën Digjitale

Jetojmë në një kohë ku pothuajse çdo aktivitet është i lidhur me internetin: shkolla, komunikimi, argëtimi, lojërat, muzikën dhe rrjetet sociale. Fëmijët dhe të rinjtë rriten në një realitet digjital, ku prezenca online është pjesë e përditshmërisë.

Por, së bashku me mundësitë e shumta, ekzistojnë edhe rreziqe serioze që lidhen me ndarjen, ruajtjen dhe sigurinë e informacionit personal.

Çfarë Janë Të Dhënat Personale të Fëmijëve dhe Të Rinjëve?

Të dhënat personale përfshijnë:

  • Emrin dhe mbiemrin

  • Fotot dhe videot

  • Mesazhet dhe rrjetet sociale

  • Vendndodhjen (location)

  • Informacionet e shkollës

  • Email-in dhe numrin e telefonit

Kur këto të dhëna ndahen pa kontroll, ato mund të përdoren për:

  • Manipulim

  • Abuzim psikologjik

  • Cyberbullying

  • Mashtrime financiare

  • Vjedhje identiteti

Pse janë të rinjtë më të rrezikuar?

Arsyeja kryesore është mungesa e përvojës dhe ndërgjegjësimit.

  • Ata shpesh postojnë foto pa menduar pasojat

  • Pranojnë kërkesa miqësie nga persona të panjohur

  • Klikojnë në linke të rrezikshme

  • Ndajnë informacione personale në biseda dhe lojëra online

Kjo i bën ata objektiv të mashtrimeve, manipulimit dhe presionit psikologjik.

Rreziqet më të shpeshta për të rinjtë

Rreziku Përshkrimi Shembull i zakonshëm
Cyberbullying Fyerje, tallje ose shantazh online Mesazhe ofenduese në Instagram/TikTok
Phishing Mashtrime për të marrë fjalëkalime dhe llogari “Fitove një iPhone! Kliko këtu.”
Grooming Kontaktim nga persona të rritur me qëllim abuzimi Persona që hiqen si bashkëmoshatarë
Oversharing Të ndash shumë informacion personal Poste me vendndodhje live

Si mund t’i mbrojmë? (Udhëzime Praktike)

Për Fëmijët dhe Të Rinjët:

  • Mos pranoni kërkesa miqësie nga persona që nuk i njihni.

  • Mos ndani foto personale me të huaj.

  • Mos klikoni linke të panjohura.

  • Flisni me prindërit ose mësuesit nëse diçka ju shqetëson online.

Për Prindër / Kujdestarë:

  • Diskutoni hapur rreziqet e internetit.

  • Verifikoni cilat aplikacione përdoren.

  • Aktivizoni kontrollin e privatësisë dhe kufizimet e aplikacioneve.

  • Aktivizoni Google Family Link, Apple Screen Time ose Qustodio për monitorim.

Për Mësues dhe Institucione:

  • Edukimi digjital duhet të jetë pjesë e klasës.

  • Siguroni ambient shkollor miqësor ndaj raportimit të rasteve.

  • Organizoni trajnime për nxënësit dhe prindërit.

Burimi: Prezantimet gjate trajnimeve të projektit