Të gjithë ne përdorim internetin çdo ditë – për biseda, foto, shkollë, punë dhe shërbime. Por shumë prej nesh nuk e dimë se sa informacion personale po ndajmë dhe kush mund ta shohë atë.
Ky udhëzues i shkurtër tregon si të mbrohemi, pa nevojë për aftësi teknike.
1. Kujdes me Aplikacionet që Instalojmë
Kur një aplikacion kërkon leje, shiko çfarë po kërkon:
| Leje | Rreziku | Shembull |
|---|---|---|
| Kamera / Mikrofon | Mund të dëgjojë / filmojë | Loja që kërkon mikrofon pa arsye |
| Vendndodhja (GPS) | Mund të tregojë vendin ku jemi | Pse një lojë duhet të dijë ku ndodhesh? |
| Kontaktet | Mund të marrë numrat e miqve | App për horoskop që kërkon lista kontakti |
➡️ Rregull i artë:
Nëse një aplikacion kërkon më shumë leje sesa ka logjikë → mos e instaloni.
2. Përdorni Fjalëkalime të Forta
Një fjalëkalim i thjeshtë është si derë pa bravë.
Si krijohet një fjalëkalim i fortë?
-
Përdor kombinim shkronjash, numrash dhe simbolesh
-
Mos përdor datëlindjen, emrin, emrin e maces, emrin e fëmijës, etj.
-
Mos e përdor të njëjtin fjalëkalim në të gjitha llogaritë
3. Aktivizo Sigurinë me Dy Hapa (2FA)
Kjo është masa më e rëndësishme dhe është falas.
Aktivizo në:
-
Facebook
-
Instagram
-
TikTok
-
Gmail
-
Banka online
Kur dikush provon të hyjë në llogarinë tënde, do duhet edhe kodi në telefon, jo vetëm fjalëkalimi → kështu nuk e thyen dot llogarinë.
4. Mos Ndani Shumë Informacione në Rrjete Sociale
Gjërat që shpesh i ndajmë pa menduar:
-
Vendndodhja live
-
Fotot e shtëpisë
-
Dokumente (bileta, karta identiteti, diploma)
-
Adresën e banimit
-
Emrat e fëmijëve
➡️ Çdo gjë që shihet nga të huajt → mund të keqpërdoret.
Vendosni privatësinë në “Friends Only”.
5. Kujdes ndaj Mesazheve që Duken “Urgjente”
Mashtruesit duan të veprosh pa menduar.
Nëse dikush thotë:
“Kliko tani!”
“Ndryshe llogaria do mbyllet!”
“Fitove një iPhone!”
➡️ 90% është mashtrim.
Fshije. Mos kliko. Mos përgjigju.
6. Përdor Wi-Fi Publik Vetëm për Shfletim të Thjeshtë
Mos hyn në:
-
Bankë online
-
Email
-
PayPal
-
Faqe me fjalëkalime
Në Wi-Fi publik këto mund të përgohen.
Zgjidhje: aktivizo Hotspot nga telefoni ose përdor VPN.
Burimi: Prezantimet gjate trajnimeve të projektit