Jetojmë në një kohë ku pothuajse çdo aktivitet është i lidhur me internetin: shkolla, komunikimi, argëtimi, lojërat, muzikën dhe rrjetet sociale. Fëmijët dhe të rinjtë rriten në një realitet digjital, ku prezenca online është pjesë e përditshmërisë.
Por, së bashku me mundësitë e shumta, ekzistojnë edhe rreziqe serioze që lidhen me ndarjen, ruajtjen dhe sigurinë e informacionit personal.
Çfarë Janë Të Dhënat Personale të Fëmijëve dhe Të Rinjëve?
Të dhënat personale përfshijnë:
-
Emrin dhe mbiemrin
-
Fotot dhe videot
-
Mesazhet dhe rrjetet sociale
-
Vendndodhjen (location)
-
Informacionet e shkollës
-
Email-in dhe numrin e telefonit
Kur këto të dhëna ndahen pa kontroll, ato mund të përdoren për:
-
Manipulim
-
Abuzim psikologjik
-
Cyberbullying
-
Mashtrime financiare
-
Vjedhje identiteti
Pse janë të rinjtë më të rrezikuar?
Arsyeja kryesore është mungesa e përvojës dhe ndërgjegjësimit.
-
Ata shpesh postojnë foto pa menduar pasojat
-
Pranojnë kërkesa miqësie nga persona të panjohur
-
Klikojnë në linke të rrezikshme
-
Ndajnë informacione personale në biseda dhe lojëra online
Kjo i bën ata objektiv të mashtrimeve, manipulimit dhe presionit psikologjik.
Rreziqet më të shpeshta për të rinjtë
| Rreziku | Përshkrimi | Shembull i zakonshëm |
|---|---|---|
| Cyberbullying | Fyerje, tallje ose shantazh online | Mesazhe ofenduese në Instagram/TikTok |
| Phishing | Mashtrime për të marrë fjalëkalime dhe llogari | “Fitove një iPhone! Kliko këtu.” |
| Grooming | Kontaktim nga persona të rritur me qëllim abuzimi | Persona që hiqen si bashkëmoshatarë |
| Oversharing | Të ndash shumë informacion personal | Poste me vendndodhje live |
Si mund t’i mbrojmë? (Udhëzime Praktike)
Për Fëmijët dhe Të Rinjët:
-
Mos pranoni kërkesa miqësie nga persona që nuk i njihni.
-
Mos ndani foto personale me të huaj.
-
Mos klikoni linke të panjohura.
-
Flisni me prindërit ose mësuesit nëse diçka ju shqetëson online.
Për Prindër / Kujdestarë:
-
Diskutoni hapur rreziqet e internetit.
-
Verifikoni cilat aplikacione përdoren.
-
Aktivizoni kontrollin e privatësisë dhe kufizimet e aplikacioneve.
-
Aktivizoni Google Family Link, Apple Screen Time ose Qustodio për monitorim.
Për Mësues dhe Institucione:
-
Edukimi digjital duhet të jetë pjesë e klasës.
-
Siguroni ambient shkollor miqësor ndaj raportimit të rasteve.
-
Organizoni trajnime për nxënësit dhe prindërit.
Burimi: Prezantimet gjate trajnimeve të projektit