Skip to content

Si të Njohim Mashtrimet Online dhe Sulmet “Phishing”

Internetin e përdorim çdo ditë për shkollë, punë, komunikim dhe argëtim. Por, ashtu si në jetën reale, edhe online ka persona që përpiqen të mashtrojnë dhe të përfitojnë nga ne. Këto mashtrime quhen phishing.

Phishing do të thotë kur dikush hiqet si një person ose institucion i besueshëm, vetëm për të na marrë:

  • Fjalëkalimet

  • Numrin e kartës së bankës

  • Llogaritë e rrjeteve sociale

  • Informacion personal

Qëllimi i tyre është të na mashtrojnë, duke na bërë të besojmë se jemi të sigurt.

 

Si duken mashtrimet online?

Mashtruesit zakonisht dërgojnë:

✉️ Email
💬 Mesazhe në WhatsApp / Messenger / Instagram
🔗 Linke që duket sikur janë të vërteta
📱 Telefonata të rreme

Shembuj të zakonshëm

Forma e mashtrimit Si shfaqet Shembull
“Fitove një iPhone!” Link me ngjyra dhe emoji “Kliko këtu për të marrë dhuratën!”
Mesazh për llogarinë bankare Hiqet si banka “Llogaria juaj do të bllokohet, konfirmo tani.”
Mesazh nga “kompania e telefonit” Kërkojnë pagesë urgjente “Duhet të paguash menjëherë për të mos u ndërprerë shërbimi.”
Instagram / Facebook reset Hiqen si rrjeti social “Ne vumë re aktivitet të dyshimtë, shtyp këtu.”

Si ta dallojmë një mesazh mashtrues?

Bëj 3 pyetje të thjeshta:

  1. Kush është dërguesi?
    Nëse nuk e njeh → mos hap linkun.

  2. A më kërkojnë të shtyp një link?
    Nëse po → dysho.

  3. A më kërkojnë fjalëkalime, para ose të dhëna?
    Askush serioz nuk i kërkon këto në mesazh.

 

Çfarë të bëjmë nëse marrim një link të dyshimtë?

✅ Mos e kliko
✅ Mos i jep informacion askujt
✅ Fshije mesazhin
✅ Raportoje (në rrjetet sociale ke opsion Report)
✅ Njofto një person të besuar (prind, mësues, administrator)


Si të mbrohemi online (rregulla të arta)

  • Përdor fjalëkalime të forta dhe të ndryshme në çdo platformë

  • Aktivizo 2-Faktor Sigurinë (2FA)

  • Mos prano request nga persona që nuk i njeh

  • Mos ndaj vendndodhjen live në rrjetet sociale

  • Verifiko gjithmonë adresën e faqes para se të vendosësh fjalëkalimin

Nëse një faqe fillon me https:// ka më shumë gjasa të jetë e sigurt.

 

Burimi: Prezantimet gjate trajnimeve të projektit