Çdo person ka të drejtë të dijë dhe të kontrollojë se si përdoren të dhënat e tij personale. Kjo përfshin të dhënat që lëmë në internet, dokumentet që japim në institucione, dhe gjithçka që na identifikon si individ.
Në Shqipëri, mbrojtja e të dhënave personale garantohet me Ligjin Nr. 9887 dhe është në përputhje me parimet e GDPR (Rregullorja Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave).
Çfarë Janë “Të Dhënat Personale”?
Të dhënat që tregojnë kush jemi, si p.sh:
-
Emri, mbiemri, numrat identifikues
-
Adresa dhe numri i telefonit
-
Fotot dhe videot
-
Të dhënat shëndetësore
-
Llogaritë e rrjeteve sociale
Çfarë Të Drejtash Kemi?
| E Drejta | Përshkrimi | Shembull Praktik |
|---|---|---|
| 1. E drejta të informohesh | Ke të drejtë të dish pse dhe si mblidhen të dhënat e tua. | Banka duhet të të shpjegojë pse kërkon numrin e kartës së ID. |
| 2. E drejta të kesh akses | Mund të kërkosh kopje të të dhënave që kanë për ty. | Mund t’i kërkosh spitalit kartelën tënde mjekësore. |
| 3. E drejta të korrigjosh | Nëse të dhënat janë të pasakta, ato duhen përmirësuar. | Nëse emri yt është shkruar gabim në sistemin e shkollës, kërkon korrigjim. |
| 4. E drejta të fshihesh (Right to be forgotten) | Mund të kërkosh që të dhënat të fshihen kur nuk janë më të nevojshme. | Fshirja e një llogarie të vjetër në rrjete sociale. |
| 5. E drejta të kundërshtosh përdorimin | Mund të ndalosh përdorimin e të dhënave për marketing apo analiza. | Refuzon përdorimin e email-it për reklama. |
| 6. E drejta për siguri | Organizatat duhet t’i ruajnë të dhënat në mënyrë të sigurtë. | Shkolla ose institucioni duhet të mbrojë të dhënat e studentëve. |
Kur Duhet të Reagojmë?
Reago nëse:
-
të kërkojnë të dhëna më shumë se sa është e nevojshme
-
nuk të shpjegohet pse po mblidhen të dhënat
-
të detyrojnë të japësh të dhëna për të marrë një shërbim të zakonshëm
-
dikush publikon informacion tënd pa leje
-
një faqe interneti të kërkon të japësh fjalëkalime ose kode
Kujt t’i Drejtohemi në Rast Shkeljesh?
Në Shqipëri funksionon institucioni i posaçëm:
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
🌍 https://www.idp.al
Aty mund të:
-
bësh ankesë
-
kërkosh asistencë
-
raportosh shkelje
-
marrësh udhëzime ligjore
Burimi: Prezantimet gjate trajnimeve të projektit